Agron Duka i përgjigjet Edi Ramës: O diktator të ka ikur bleta…

schedule19:50 - 27 Mars, 2021

schedule 19:50 - 27 Mars, 2021

Kreu i PAA-së, Agron Duka, që është në listën e PD-së në Durrës i është përgjigjur Edi Ramës, që e ironizoi nga Kruja në prezantimin e kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 25 prillit. “Po Gon Duka? Ka qenë ministër Bujqësie në shekullin e pestë para erës sonë, prapë Gon Duka, por cfarë do të bëjë?” ironizoi Rama.

Ndërkohë që Agron Duka e cilëson diktator dhe i kujton një fjalë të urtë popullore. “Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur”. Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve. Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit.

Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin “Happy End”. Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë. Për këto raste dalldisjeje populli thotë: ” T’i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!