Agron Çela te PS, PD pranon rrezikun për bashkinë Shkodër

schedule15:38 - 14 Janar, 2023

schedule 15:38 - 14 Janar, 2023

Për herë të parë demokratët pranojnë rrezikun që paraqet për ta në garën e Shkodrës, bashkimi i Agron Çelës me Partinë Socialiste.

Ilir Meta kur u pyet nga gazetarët, tentoi të zhvlerësojë influencën elektorale që ka ish-deputetit i tij i Shkodrës, që iu bashkua këto ditë PS-së, por demokratët e shohin si një lëvizje për të ndryshuar historinë e drejtimit të Shkodrës.

“Po e shihni tentativën e fundit të tij, kërkon të marrë dhe Shkodrën. Jo pa qëllim po i bën gjitha këto levizje, kërkon të thyejë edhe bastionin e anti-komunizmit (Shkodrën)”

Bashkia e Shkodrës është bastion i demokratëve, që nuk është thyer ansnjëherë prej socialistëve. Pritet të shihet nëse lëvizja e fundit e Çelës, do të shënojë një faqe të re në drejtimin e Bashkisë.
Për 14 majin kampi demokrat i Sali Berishës po rikandidon kryebashkiakun e vetëm aktual demokratë, Bardh Spahinë. Ndërkohë nga PS-ja emri i përfolur është ai i deputetit Benet Beci si kandidat.