Agresioni rus, Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës 117 milion paund për municione luftarake

schedule13:31 - 7 Mars, 2024

schedule 13:31 - 7 Mars, 2024

Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë rreth 117 milionë paund për t’u vënë në një nismë të udhëhequr nga Çekia për të blerë municion për Ukrainën nga vendet e treta.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere tha se ‘Ukraineës i duhen urgjentisht sasi të mëdha municionesh artilerie për t’i bërë ballë luftës ruse të agresionit”.

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë fushatë për muaj të tërë për më shumë armë dhe municione nga Perëndimi, duke pretenduar se pa të një ofensivë e parashikuar verore ruse kishte shanse më të mira për të pasur sukses. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!