“Agresioni rus i papranueshëm”/ Abazoviç: Nuk duhet pritur një katastrofë për të reformuar OKB

schedule22:41 - 20 Shtator, 2023

schedule 22:41 - 20 Shtator, 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, nën drejtimin e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Abazoviç u shpreh se agresioni rus në Ukrainës është i papranueshëm.

Ndër të tjera, Abazoviç u shpreh se nuk duhet pritur një katastrofë e tillë për të bërë reformimin e OKB.

Sipas tij, Mali i Zi po kontribuon në paqe, teksa 5% e popullsisë në vend, janë refugjatë ukrainas.

“Kjo që po ndodh në Ukrainë, pas agresionit të Federatës Ruse, është tërësisht e papranueshme. Dhuna, çdo lloj dhune, arritja e objektivave politike përmes dhunës, është e papranueshme në shekullin e 21. Mali i Zi mbështet fort popullin ukrainas, sepse Ukraina sot, janë ata që po pësojnë disfatën. Nëse jemi gati të mbrojmë vlerat demokratike, e të promovojmë paqen e stabilitetin, duhet të themi të vërtetën e po kështu të ofrojmë të gjithë ndihmën tonë sepse sot është Ukraina, por nesër mund të jetë një vend tjetër. Mali i Zi është një vend shumë i vogël, por një vend i cili po konrtibuon për paqe dhe siguri. Mali i Zi është vendi që ka numrin më të madh të refugjatëve nga Ukraina, krahasuar me numrin e banorëve. 5 % e popullsisë sonë janë refugjatë nga Ukraina.

Ju bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve, të ndalojnë luftën, të ulen në tryezë, të diskutojnë. Dua të përgëzoj kryeministrin shqiptar për organizimin e këtij forumi. Mendoj se ideja e Kombeve të Bashkuara, është të jemi të bashkuar, jo të përçarë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!