Koloneli Neritan Demiraj përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar armatime në Ukrainë në mënyrë sekrete përmes vendeve të Perëndimit, që nuk i bëri të ditur me emra konkretisht. Sakaq ai shtoi se më gjithë financimin amerikan, Ukraina ka nevojë për më tepër sasi të armëve luftarake.
“SHBA ka dhënë 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Nga mesi i muajit mars ato që njihen si sisteme raketore janë dërguar në mënyrë sekrete përmes Perëndimit. Ka një armatosje cilësore nga SHBA në drejtim të Ukrainës. Por, sasia që ja nevojë Ukraina është e jashtëzakonshme. Një nga problemet që po përballet Ukraina është sistemi cilësor ushtarak i Rusisë.”, tha koloneli. /abcnews.al