Agnelli përshëndet Juventusin: Mbyllet një kapitull që zgjati 13 vjet

schedule11:13 - 18 Janar, 2023

schedule 11:13 - 18 Janar, 2023

Andrea Agnelli i tha lamtumirën Juventusit duke folur në asamblenë e fundit që ai kryesoi në Allianz Stadium para emërimit të bordit të ri të drejtorëve të Juventusit.

“Sot mbyllet një kapitull i Juvnetusit që zgjati gati 13 vjet, të cilin e kemi të vështirë ta lexojmë sot. Nuk mund ta fsheh emocionin tim. Detyra ime ishte të përpiqesha të kuptoja kontekstin, të tregoja drejtimin strategjik të klubit.

Po bëj një hap prapa, do të largohem nga bordi i të gjitha kompanive të listuara. Është vendimi im personal, të cilin e kam marrë në marrëveshje me John, me të cilin lidhja mbetet shumë e ngushtë. Duke mbyllur një pjesë kaq të rëndësishme të jetë sime, vullneti im është që në fund të këtij kuvendi të kthej faqen që të mund të rifilloj sërish me entuziazëm dhe pasion, natyrisht pas disa ditësh pushime.

Ishte kërkesa ime, është vullneti im pas një periudhe kaq intensive, që të mund të përballem me të ardhmen si një faqe bosh, e lirë dhe e fortë. Një hap prapa nga kompanitë e listuara është thelbësore për të pasur lirinë e mendimit, lirinë intelektuale që unë përndryshe nuk do të kisha. Gruaja ime dhe fëmijët e mi ishin pjesë themelorë ku unë u mbështeta”, ka thënë Agnelli në lamtumirën e tij nga klubi i Juventusit./ h.ll/abcnews.al