Juventusi ka shansin t’i shkëputet edhe më shumë Interit në fundjavë, duel që zhvillohet në Torino. Antonio Conte është “ish”-i i madh i kësaj sfide. Trajneri i Interit ka luajtur dhe fituar si futbollist dhe trajner me bardhezinjtë, ndërsa tani është pjesë e “armiqve” zikaltër.
Presidenti i kampionëve në fuqi, Andrea Agnelli është ndalur te trajneri i Interit në një prononcim për Radio 24, e cilëson atë si një juventin puro dhe pjesë e historisë së “Zonjës së Vjetër”.
“Antonio Conte është një flamur dhe një kapiten i Juventusit. Ka fituar tituj kampionë me ne dhe ka ngritur në qiell trofeun e Champions League. Conte përkthehet Juventus. Ai është një tip miqësore dhe i qetë. Si profesionist që është, ka ndërmarrë një sfidë interesante dhe ambicioze , që është rikthimi i Interit te fitoret“, thekson presidenti i bardhezinjve. /abcnews.al