“Agjerimi rregullon organizmin”/ Mjekët nutricionistë: Por nuk duhet ta aplikojnë të sëmurët kronikë

schedule15:24 - 11 Mars, 2024

schedule 15:24 - 11 Mars, 2024

Nëse për besimtarët myslimanë agjerimi është pastrim për shpirtin për mjekët është pastrim për trupin.

Ndalimi i  ushqimit dhe pijeve për 30 ditë rresht nga lindja e diellit deri në  perëndim  gjatë Ramazanit  sipas nutricionistëve  rregullon ritmin e organizmit.

“Organizmi sa më shumë orë të rri nëse ka marrrë kalorazhin e duhur ato orët që është lejuar ngrënia, bën një farë detoksi, pastrimi dhe riorganizmi të funksioneve të veta që të bëhet gati për ditën pasardhëse, vaktet  pasardhës. Kështu që padyshim agjërimi që bëhet gjatë muajit Ramazanit ka benefite pozitive në organizëm.”

Por efektet mund të mos jenë të tilla për ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Të agjërojnë apo jo?

Sipas  mjekes Albana Daka  shumë prej atyre që  kanë probleme me hipertensionin, zemrën, apo diabetin  duhet ta  konsultojnë  me specialistin që i ndjek.

“Ndonjëherë keqkuptohet dhe thuhet se  në muajin e agjërimit duke qëne se është një muaj që je më afër Zotit dhe sëmundja mund të minimizohet dhe mund t’i heqin medikamentet, unë mund të thosha jo në  mënyrë apriori, po me një këshillë të mjekut  apo  mjeku që i ndjek mund të transferojë   mjekimet gjatë orëve që i lejohet. Diabeti bën ato që i themi kriza  glicemie  rënie sheqeri dhe në kriza të tilla personi duhet te marrë patjetër  një gjë të ëmbël për të i minimizuar ato.”

Që të mos dilni me disa kilogram më tepër nga ky muaj  bëni kujdes të mos merrni 2-3 fishin e  kalorive  që iu duhen.  Ajo që konsumoi  gjatë iftarit dhe syfyrit mund tjua bëjë më të lehtë agjërimin, por mund dhe tju dëmtojë organizmin.

“Mund të abuzohet me sasira të mishit të kuq, të sheqerit, të kripës apo dhe të ushqimeve të procesuara të cilat rrisin  dehidrimin në organizëm. Duke ndenjur  në orë të gjatë pa konsumuar gjatë vakteve kur lejohet ngrënia marrim sasi  të shtuara të këtyre elementeve, organizmi do më shumë lëngje për ti eleminuar. Sugjeroj ushqime të pasura me likide. Nisen vaktet me ato frutat e arabisë të cilat  kanë sheqer por të mirë, nuk rrisin efektet e dehidrimit.”

Minimizoni aktivitetin fizik sugjerojnë gjithashtu nutricionistët pasi mund të çojë në dehidratim  i cili  shoqërohet me probleme shëndetësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!