Agjenti Rafael Pimenta, që përfaqëson interesat e mesfushorit të PSG, Marco Verratti, ka folur për të ardhmen e futbollistit.
“Italiani gjithmonë mendon të kthehet në atdheun e tij, kështu që nuk mund të përjashtoj që Verratti të luajë në Serie A. A do të largohet nga PSG në verë? Së pari, skuadra duhet të përfundojë sezonin dhe më pas do të shikojmë”, tha Pimento.
30-vjeçari ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Kontrata e Verrattit me PSG-në është deri në vitin 2026. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e mesfushorit 50 milionë euro. /G.D abcnews.al/