Ishte vetëm 17 vjeç kur e kërkoi Juventusi, por transferimi në Torino nuk ndodhi për faj të agjentit të tij. Flasim për Leandro Paredes, mesfushorin e PSG. Argjentinasi ishte 16 vjeç kur u bë pjesë e Boca Juniors. Një vit më vonë mori një telefonatë surprizë, por akordi nuk u arrit.
Paredes luante si mesfushor ofensiv. Me kalimin e viteve është tërhequr disa metra pas dhe sot luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes “Ishte viti 2011 dhe një drejtues i Juventusit donte të më blinte“, nis 26-vjeçari rrëfimin e tij për TNT Sport.
“Ai më tha se do të më merrte për të qenë zëvendësuesi i Pirlos. Agjenti im më tha se ata janë të çmendur dhe qëndrova te Boca. Babai më ka thënë gjithmonë që do të përfundoja duke luajtur para mbrojtjes. Unë e quaja të çmendur. Edhe agjenti mendonte se nuk do mund të luaja në atë pozicion.
Ndodhi kur isha pjesë e Empolit. Trajner ishte Marco Giampaolo dhe më tha se i pëlqeja shumë si numër 5. U ndjeva mirë dhe nuk hoqa më dorë nga ai rol. Të njëjtin drejtues që më deshi te Juvja, e gjeta te Zeniti. Më ka kërkuar tre vite radhazi, por nuk pranova të shkoja. Qeshte kur e kujtonte“, përfundon Paredes. /abcnews.al

