Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka dhënë një intervistë ku ka folur për kalimin në huazim nga Roma te Sassuolo dhe për Europianin.
“Akordi në janar nuk ishte i thjeshtë, sidomos për të gjetur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Roma e jepte vetëm në huazim dhe djaloshi vinte nga një dëmtim i rëndësishëm. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe djaloshi mbërriti te Sasuolo, ku Marashi do të luftojë deri në fund për mbijetesën.
Që të luante, ka hequr dorë nga diçka në aspektin ekonomik, por ishte e rëndësishme për të, që të mos humbasë Kombëtaren në perspektivë e Europianit dhe për t’u kthyer i gatshëm te Roma. Tani është shumë mirë, formën e rigjen vetëm duke luajtur por ai është një futbollist i cili me vetëm dy ndeshje në këmbë e gjen menjëherë formën ideale.
Ai pret me padurim që të luajë nga minuta e parë, ndoshta që nga ndeshja e ardhshme.
Europiani? Shqipëria ka fituar një grup kualifikues me skuadra të rëndësishme, ka disa djem që po shpërthejnë dhe disa lojtarë të afirmuar. Është një skuadër që nëse arrin në gjendje të mirë në Europian” ,tha ai./ h.ll/abcnews.al