Agjenti i Kvaratskhelia: Ai nuk do të luajë asnjëherë me një ekip tjetër në Itali

schedule10:39 - 17 Shkurt, 2023

schedule 10:39 - 17 Shkurt, 2023

Talenti gjeorgjian i Napolit, Kvaratskhelia, është padyshim një nga lojtarët më të zbuluar dhe më të të mirë të Evropës sot. Deri më tani në këtë sezon, Kvara ka luajtur 23 ndeshje në total me Napolin dhe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 14 herë.

Performanca e tij ka mahnitur të gjithë botën e futbollit dhe sigurisht të gjitha klubet e mëdha janë të interesuara për të. Vlera që presidenti i Napolit do të kërkonte për gjeorgjianin mendohet të jetë mbi 100 milionë euro, një shifër tepër e lartë, por një investim cilësor.

Megjithatë, agjenti i lojtarit hodhi dritë mbi thashethemet dhe ka folur për klientin e tij.

“Ka shumë interes nga klubet e tjera, por Kvara e do Napolin. Atij i pëlqen atje. Më ka thënë se e sheh veten në Itali vetem me Napolin. Ai nuk do të luajë në asnjë klub tjetër italian”, është shprehur agjenti i talentit gjeorgjian./h.ll/abcnews.al