Shumë po flitet për Achraf Hakimin, i cili tashmë është zyrtarisht një lojtar i Interit. Lojtari që ishte në pronësi të Real Madridi kaloi dy sezonet e fundit në Bundesliga, ku shkëlqeu me fanellën e Borussia Dortmund. Ditët e fundit erdhi kalimi te zikaltrit, ku ka qenë agjenti i marokenit që ka zbuluar se kush e bindi klientin e tij për t’u transferuar në Seria A.
”Zinedine Zidane ishte arsyeja se pse Hakimi vendosi të largohej nga madrilenët. Ai kurrë nuk do t’a konsideronte agjentin tim si një lojtar të denjë. Nuk mendoj se një kthim te Reali do t’i bënte mirë atij, pasi në Madrid ka lojtarë si Dani Carvajal që është e vështirë për t’ia zënë vendin. Mendoj se e ardhmja e Hakimi do të jetë më e mirë me vendimin që mori”, deklaron agjenti i tij, Alejandro Camano, për gazetën marokene “Al Mountakhab”.
”Conte? Kishte rol thelbësor në vendimin e Achraf. Ai kishte kontakte të vazhdueshme me ne dhe i tregonte Hakimit për projektin e klubit dhe ne më pas vendosëm për t’u transferuar tek Interi. Mendoj se kur një trajner si Conte të dëshiron në ekip, atëherë kjo është një provë se klienti im është pjesë e rëndësishme së planit të tij”, mbyll agjenti. /abcnews.al