Alejandro Camano, agjenti i Hakimit dhe i Lautaro Martinez, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “AS” në të cilën ka folur për të ardhmen e mbrojtësit maroken.
“Nëse Reali dëshiron Hakimin, sigurisht që ne do ta dëgjojmë ofertën, ai është tifoz i Realit. Zemra e tij rreh për Realin, por ai momentalisht është një lojtar i PSG-së, në klubin që ka bërë maksimumin e tij për të ndihmuar.
Gjithësesi, ne do të jemi të gatshëm të ulemi në bisedime nëse një ofertë nga Real Madrid vjen”, është shprehur agjenti i ish-lojtarit të Interit, duke e bërë të qartë te spanjollët që Hakimi është i gatshëm të rikthehet te “Los Blancos”./h.ll/abcnews.al