Gareth Bale tashmë është rikthyer te Tottenham pas plot shtatë vitesh te Real Madrid, ku fitoi pothuajse gjithçka. Agjenti i sulmuesit, Jonathan Barnett, është i lumtur që klienti i tij është në një klub ku ai respektohet.
“Kishim oferta nga klube më të mëdha se Tottenham, por mendoj se Gareth është shumë i kënaqur me zgjedhjen e tij. Ishte mëse e qartë se karriera e tij tek Reali kishte përfunduar dhe zgjidhja më e mirë ishte largimi.
Në Madrid kishte përplasje personalitetesh dhe për atë çka Bale bëri për madrilenët ai nuk merrte respektin e duhur. Ata duhej të puthnin dyshemenë ku ai ecte, për atë çka ai i ka sjellë Realit”, deklaron agjenti i uellsianit për “talksSPORT”.
“Huazimi? Është e vërtetë që mund të zgjatet më shumë se një vit. Gjithçka varet nga Bale, pasi ai është i pjekur dhe e di mirë se çfarë kërkon nga jeta. Gareth është një nga futbollistët më të mirë që ka prodhuar Britania dhe ka ende shumë gjëra që ai dëshiron të bëjë me jetën e tij. Ne duhet të presim dhe të shohim”, mbyll Barnett. /abcnews.al