Manchester United rrit presionin mbi Victor Osimhen.
Të mërtën në mbrëmje, sipas “Daily Star”, disa agjentë të klubit anglez ishin në tribunat e stadiumit “Maradona” për të parë ndeshjen Napoli-Milan.
Sulmuesi nigerian përfaqëson alternativën e parë të Harry Kane, aktualisht objektivi kryesor i sulmit të “Djajve të Kuq”.
Por, sulmuesi i Napolit, shihet nga drejtuesit e United si një lojtar më premtues dhe brenda menaxhmentit të klubit anglez është duke u zhvilluar një diskutim dhe një arsyetim në lidhje më këtë çështje.
Sipas mediave angleze, Manchester United pritet të nisë sulmin në javët e ardshme./ h.ll/abcnews.al