Në Durrës agjencia me e madhe turistike nordike “Apollo” ka nënshkruar kontrata me dhjetë hotele shqiptare. Përmes këtyre kontratave, pritet që në vendin tonë të vijnë fluks turistësh nga vendet nordike.
Shqipëria ka klime të favorshme, histori të pasur dhe kuzhinë të mrekullueshme. Në këtë konkluzion ka arritur kompania më e madhe turistike nordike “Apollo”, e cila ka nënshkruar kontrata me 10 hotele shqiptare.
Nëpërmjet të cilave pritet të sjellë një fluks turistësh nordikë në këtë sezon të ri veror. Lajmi u bë publik në aktivitetin rajonal që agjencia turistike nordike zhvilloi në Durrës. Përfaqësues të grupit “Apollo” prezantuan gjetjet e një studimi të hollësishëm që kanë bërë për tregun vendas, duke bërë edhe sugjerime se si hotelet shqiptare të konkurrojnë me rajonin.
“Përse e kemi zgjedhur ta promovojmë Shqipërinë. Sepse tre janë gjërat që Shqipëria i ka të veçanta: Klimën e mrekullueshme që Skandinavët nuk e kanë, historinë interesante dhe ushqim të shkëlqyer. Përpara se Shqipëria të futej në guidat e agjencisë tonë turistike kemi bërë një studim të detajuar mbi atë çfarë ofron ky vend për turistët nordik dhe përfundimi është se Shqipëria ofron shumë dhe çdo kush mund të kalojë pushime të mrekullueshme”, tha Nina Horneëall, drejtoreshë e “Apollo” Group.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi e vuri theksin në rëndësinë që ka kompania në promovimin dhe thithjen e turistëve drejt vendit tonë. Apollo, tha kreu i turizmit ka 60 vite eksperiencë dhe se ajo që ne duhet të bëjmë si shoqëri është ti përshtatemi kushteve dhe rregullave që kërkojnë agjencitë.
“Ju që merreni me biznesin e hotelerisë duhet të kuptoni që nga një kompani evropiane nordike me 60 vjet eksperiencë, si destinacion i ri që jemi kemi 1 vit qe duam të futemi në këtë markat ndërsa destiancionet e tjera sipas statistikave të kompanisë kanë dhjetra vjet në këtë treg”.
Për ministrin Klosi, konkurenca është e fortë, por vendi ynë e ndjek ketë garë.
“Bota e turizmit është një botë me konkurrencë shumë të egër. konkurrentët vëzhgojnë, analizojnë njëri-tjetrin, luftojnë për tregjet e reja gjithashtu kërkojnë partneritte me më të mirët”, theksoi ai.
Fatos Cerenishti pronar hoteli tha se është krenari dhe obligim i madh të punojnë me një kompani si Apollo
“Ndihem krenar që Apollo zgjodhi kompleksin tim. Të punosh me “Apollo” është një krenari dhe obligim e angazhim shumë i madh”, tha Fatos Cerenishti, pronar hoteli.
Në aktivitetin rajonal që përkon me fillimin e sezonit turistik ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit, operatorë turistike pronarë hotelesh dhe sipërmarrës të turizmit.
Gjatë vitit të kaluar agjencia Apollo solli rreth 18 mijë turistë skandinave në vetëm vitin e parë të bashkëpunimit me hotelet shqiptare. Kompania ka degë në 15 shtete të Evropës dhe trajton 7.1 milion klientë turistë në vit./ABC News Albania 24/7