Agjenda e Konferencës së Donatorëve, sot BE pritet të japë fonde për termetin

schedule08:49 - 17 Shkurt, 2020

schedule 08:49 - 17 Shkurt, 2020

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë. Aty pritet të vendoset për ndihmën financiare që vendet e Bllokut do të japin për rindërtimin pas termetit të 26 nentorit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel që prej së dieles kur u mbajt edhe takimi joformal mes lidereve europaine dhe atyre te 6 vendeve ballkanike për pergatitjen e samitit te Zagrebit. Rama bëri apel për mbeshtetje duke thënë se e “hëna është dita e madhe, ku shpresoj se do gjejmë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për ecjen përpara me rindërtimin”. Autoritetet janë thënë se fatura e dëmeve nga termeti është rreth 1 miliardë euro, ku një pjesë të mirë të kësaj shume qeveria pret ta marrë nga donatorët.

Konferenca “Together for Albania” nis sot në orën 15:00 dhe përfundon në 19:00. Abc News publikon agjendën e punimeve, ku planin e rindërtimit do ta prezantojnë Milva Ekonomi dhe Arben Ahmetaj. Më pas do të flasin përfaqësues nga UNDP dhe Banka Botërore, Komisioneri për Zgjerim Varhelyi, etj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!