“Agjenda e Berishës kundër interesave të PD”, Xhaferaj: I qendroj parimeve, nuk bëhem pjesë e një farse

schedule19:36 - 20 Shkurt, 2025

schedule 19:36 - 20 Shkurt, 2025

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj u shpreh në “Edicionin Qendror” se i qendron parimeve të tija dhe nuk bëhet pjesë e një fare, që sipas tij janë Primaret në PD.

Ai ka thënë se agjenda e Berishës është kundër interesave të Partisë Demokratike.

“Unë i qendroj parimeve dhe jam shumë i emocionuar se që nga dje deri më sot më kanë marrë në telefon me dhjetëra qytetarë të Durrësit. Unë nuk kam qene kritik ndaj zotit Berisha, por i qendroj parimeve, siç thash.

Nuk jam penduar që kam bërë thirrje për Berishës. Nuk jam bërë fare pishman sepse ishte domosdoshmëri dhe është domosdoshmëri që ne të ecin në rrugëtimin e rrotacionit politik në 11 Maj. Pengesat që janë krijuar kanë të bëjnë se shpeshherë në 2005 agjenda personale e zotit Berisha eci krah për krah me agjendën e PD dhe u mundësua këtu rotacioni në shumë raste. Agjenda personale e zotit Berisha hyn në kontraditë me agjendën e demokratëve”, u shpreh Xhaferaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!