Ekspertja e ekonoimsë, Romina Radonshiqi thotë se vlerësimi i Agjencisë Standard and Poors për Shqipërinë, përmirëson imazhin e vendit tek investitorët.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Radonshiqi u shpreh se ekonomia shqiptare ka shënuar progres.
Sipas Radonshqit, turistët po investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
“Edhe gjatë kohës së krizës, Shqipëria ka qenë e impaktuar, por jo aq sa vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk patëm inflacion dyshifror. Ekonomia shqiptare ka progres. Një gjë e tillë shihet edhe me rritjen e investimeve të huaja. Ndërtimi ka ndikuar pozitivisht edhe në rritjen ekonomike, niveli i pagave është tepër i lartë. Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria po shihet me pozitivitet. Kemi ulje të borxhit publik, kemi promovim më tepër të turizmit. Kohët e fundit, kemi rritje të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme. KJo tregon një rritje të besueshmërisë, gjë që ka ndikuar pozitivisht”, theksoi ajo./abcnews.al