Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë pezullon operacionet në Rafah

schedule08:53 - 2 Qershor, 2024

schedule 08:53 - 2 Qershor, 2024

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRËA) njoftoi se tashmë ka pezulluar operacionet e saj në Rafah, pasi forcat e armatosura izraelite vazhdojnë operacionet tokësore që kanë kryer në këtë qytet, në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt është detyruar të pezullojë ofrimin e “shërbimeve shëndetësore dhe të tjera kritike për Rafah”, tha kreu i saj, Philippe Lazzarini.

Shërbimi tani operon kryesisht në Khan Yunis, disa kilometra në veri të Rafah, dhe në pjesën qendrore të enklavës.

“Ne kemi rifilluar operacionet në Khan Younis edhe pse të gjitha objektet tona janë dëmtuar,” shpjegoi Lazzarini.

Një përfaqësues i UNRËA konfirmoi për Agjencinë Gjermane se i gjithë stafi i agjencisë u largua nga Rafah dhe tani po punon në Khan Yunis. Ushtria izraelite vazhdoi dje operacionet tokësore në Rafah, duke sfiduar protestat e shumta ndërkombëtare.

Sipas kreut zviceran të UNRËA, 1.7 milionë palestinezë tani janë strehuar në Khan Yunis dhe Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!