Agim Seranaj: Mos lejoni “hienat” të fshehin gjurmët

schedule08:50 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 08:50 - 23 Dhjetor, 2019

Profesori Agim Seranaj i ftuar në “ABC e mëngjesit”, ka folur për situatën pas tërmetit.

Ai ka theksuar se qytetarët duhet të jenë vigjilent sepse në objektet e ndërtuara ka konflikt interesi. Vetë ata nuk duhet të lejojnë të ndërhyjnë në objekte nëse nuk ka një dokument të aprovuar nga shteti.

“Një profesionist duhet të japë kontribut personal. Jemi paralelisht për të ndihmuar qeverinë dhe shoqërinë. Të bëjmë detyrën ndaj qytetarit dhe shtetit tonë. Pjesa profesionale teknike duhet të drejtohet në mënyrë shkencore, profesionale teknike. Kemi propozuar të krijohet një autoritet rindërtimi. Në treg ka konkurencë të çdo aktiviteti. Në një tërmet të ardhshëm jemi më të përgatitur. Prej ngarkesavë në kohën kur kemi dorëzuar propozimimin qeveria ka qënë e angazhuar, shpresojmë që kjo javë të fillojë me dritën jeshile. Kërkojmë të bëhemi sa më ndihmues. Krijimi i këtij autoriteti të rindërtimit prodhon standardin me të cilin duhet të punohet. Standardi që kemi propozuar është përmirësimi i parametrave sizmikë”, tha Seranaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!