Agim Kajmaku nuk dorëzohet, Felaj: Nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie

schedule19:49 - 21 Nëntor, 2019

schedule 19:49 - 21 Nëntor, 2019

Vlerësimin e aftësisë personale e bën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe jo Presidenti kështu është shprehur deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në “Mbrëmja e ABC”.

“Ishte konsumuar zgjedhja e presidentit duke kaluar afati tre ditor, lista kishte rënë dhe nuk mund ti kthehej me asaj liste. Sipas këndvështrimit tim nëse presidenti ruan një gjykim tjetër për mënyrën e përcakitimit të radhës është çështje që i përket vetë presidentit”, tha Felaj.

Sipas saj mënyra e vetme që kishte në dorë Presidenti Meta ishte Komisioni i Venecias.

E pyetur për çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i cili u shpall në kërkim me vendim gjykate, deputetja ka theksuar se Partia Socialiste nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme deputetja e PS nuk ka ngurruar të theksojë se këto zgjedhje nuk merren aspak në konsideratë.

“Zgjedhjet janë tepër të diskutuara dhe vijon rregullisht procesi, por zgjedhjet e parakohshme nuk merren në konsideratë”, tha Ermonela Felaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!