Agim Kajmaku në arrati, Prokuroria shkresë Dhomës së Noterëve

schedule09:38 - 20 Nëntor, 2019

schedule 09:38 - 20 Nëntor, 2019

Teksa ish-kryebashkiaku i Vorës është ende në kërkim dhe vendndodhja e tij mbetet mister, Prokuroria e Tiranës i ka nisur një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, ku kërkon të raportojë çdo lëvizje të Kajmakut.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se në shkresën e Prokurorisë thuhet se që nga data 14.11.2019 çdo noter pranë të cilit paraqitet Kajmaku për të nënshkruar prokurë për avokatin do të mbajë pergjegjësi penale nëse nuk njofton menjëhere policinë.

Kjo shkresë e dërguar nga ana e Prokurorise se Tiranës u është shpërndarë të gjithe zyrave te noterive në vend.

Ish- kreybashkiaku i Vorës u shpall në kërkim nga policia për 3 akuzat qe rendojnë ndaj tij. Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë, akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujojmë se Agim Kajmaku është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike si person i dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!