Agim Baçi zbulon prapaskenat në PD: Izraelitët i kërkuan Bashës në 2017 të largonte Berishën

schedule09:02 - 12 Tetor, 2021

schedule 09:02 - 12 Tetor, 2021

Popullariteti i që i ka sjellë “Foltorja” Sali Berishës ishte temë e emisionit “LOG” mbrëmjen e djeshme në “ABC”. Agim Baçi, ish-kandidat i PD-së në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit tregoi një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.

Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e demokratëve pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të pranonte, duhet të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë.

Historia më pas dihet. “Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi. Ish-kryeministri, Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!