Agim Baçi në Abc Live: Duhen dënuar krimet e komunizmit, nuk është kurrë vonë

schedule13:15 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:15 - 21 Shkurt, 2022

Nuk është kurrë vonë për të3 pasur një gjyq për të shkuarën. Kështu shprehet analisti Agim Baçi në studion e ABC Live, teksa një ditë më parë u përkujtua rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Busti ra, por djallëzorja mbeti”, e cilëson Baçi këtë ditë, në një shkrim të gjatë të botuar në abcnews.al. Duke e argumentuar, analisti thotë Shqipëria është vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka as të penduar dhe as falës. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e komunizmit.

“Ne jemi ndoshta ndër të vetme vendet ish komuniste që nuk kemi as të penduar, as falës. Nuk guxuam. Kjo është një pasojë që unë e quaj djallëzorja mbeti.

Një shoqëri që nuk guxon të thotë të vërtetën  për të shkuarën e vet rrezikon të gabojë sërish.

Jam i shqetësuar nëse fëmijëve nuk u tregojmë të vërtetën, nuk mund të kemi moralin tu themi të bëhen të mirë për këtë vend. e shkuara jonë ka mbetur në errësirë. Ne nuk arritëm të kemi jo vetëm një gjyq për komunizmin. Trashëguam njeriun e ri por që mbarti atë ideologji edhe pas viteve ’90.

Kam qenë gjithnjë mbështetës i idesë për të pasur një gjyq për të shkuarën. Nuk është kurrë vonë”, tha Baçi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!