Partia Demokratike vijon të jetë në një ngërç brenda vetes, ku Sali Berisha këmbëngul të vij në krye të kësaj partie, ndërsa së paku deri më tani Grupi Parlamentar që dikur mbështeste Lulzim Bashën, ka kundërshuar një gjë të tillë dhe madje kërkon hap pas nga Berisha.
Nga studio e “ABC Live”, analisiti, Agim Baçi ka treguar edhe një dilemë të madhe që sipas tij PD duhet të zgjidh për të dalë nga kjo situatë që është futur. Sipas Baçit, Grupi Parlamentar i PD-së duhet të zgjidh nëse do të behet mburojë e Sali Berishës, apo do të qëndrojnë me kryetarin e Komanduar Enklejed Alibeaj i cili ka kërkuar largimin e Berishës.
Sipas Agim Baçit, lideri historik i PD-së, Sali Berisha vetëm sa e zvogëlon këtë parti nëse vendo të mos tërhiqet.
“Sa më shpejt të merret vendimi aq më e qartë do të jetë beteja. Vetë grupi është në dilemë shumë të madhe. Grupi Parlamentar ka timonin e PD. Nuk e shoh të unifikuar. Do bëhet mburojë për Berishën? Dhe sado e moralshme të jetë kjo, do e zvogëlonte PD dhe do e bënte në interes të Berishës. Duhet të tregojë se nuk është vetëm për Berishën por për të gjithë shqiptarë. Nëse do mbrojë Berishën apo të jetë për të gjithë shqiptarët. Pa zgjidhur këtë dileme do jetë shumë e paqartë.” tha Baçi.
“Qëndrimi i Alibeajt është akt qëndrim i pastër politik. Duhet parë a do mbështetet nga grupi. Kjo është pikëpyetja. Do mbajë qëndrim si Alibeaj? Mendoj që kjo është dilema më e madhe dhe pa e zgjidhur këtë nuk do dije dot PD të dal në publik.” tha Baçi.
/abcnews.al/