Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afron dita e zgjedhjeve, zbulohet kandidati që mbështet Messi

schedule16:59 - 11 Janar, 2021

schedule 16:59 - 11 Janar, 2021

Pas 13 ditësh Barcelona zhvillon zgjedhjet presidenciale. Gjatë këtyre ditëve në selinë e klubit të gjithë kandidatët do duhet të paraqesin firmat e nevojshme të mocionit të besimit ndaj tyre (duhet mbi 6 mijë firma).

 

Deri kur ta bëjnë këtë asnjëri prej tyre nuk do ketë mundësi të zyrtarizojë kandidaturën e tij për zgjedhje. Joan Laporta është kandidati i parë që zyrtarizon kandidimin e tij në zgjedhje. Ai sot dorëzoi mbi 10 mijë firma mbështetëse, të cilat do duhet të verifikohen nga klubi.

Ajo që bën më shumë bujë është se Leo Messi dhe familja e tij, anëtarë të klubit katalanas, kanë firmosur për kandidaturën e Laportas në krye të klubit. Një votë shumë e fortë kjo për Laportan, që mund të ndikojë qartë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 24 janarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!