Klubi i Milanit kërkon të formojë një ekip më të fortë sezonin tjetër, ku drejtuesit kuqezinj kërkojnë rikthimin në Champions League. Sulmi është një nga repartet ku milanezët do të synojnë prurje të reja duke parë dhe situatën e Zlatan Ibrahimovic, i cili është me një këmbë i larguar.
Sipas raportimit të “OK Diario” në Spanjë dhe “Calciomercato.it” në Itali, kuqezinjtë do të kërkojnë huazimin e sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic. Serbi nuk ka shkëlqyer me fanellën e madrilenëve duke shënuar vetëm dy gola në 24 ndeshje.
22-vjeçari është në kontratë deri në vitin 2025 me Realin, prandaj dhe Milani do të kërkojë huazimin e tij për dy sezone dhe më pas ta blejë kartonin e tij. Duhet theksuar se nëse Jovic do të transferohet në Milano, atëherë ai do ti duhet të heqë dorë nga paga e tij e lartë që merr tek Reali.
Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit kuqezinj e kanë siguruar afrimin e parë në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Lyon, Pierre Kalulu. Francezi është pjesë e kombëtares U-19 të Francës si dhe ka qenë kapiten i Lyonit tek ekipet e moshave./abcnews.al
Pierre Kalulu has just arrived in Milano to sign his contract with AC Milan as a free agent. ?⚫️ @SkySport @DiMarzio #transfers https://t.co/G8dFmnMWIs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 16, 2020