Afrim Krasniqi: Në Qershor s’ka zgjedhje, studentët nxorën në rrugë opozitën

schedule21:30 - 2 Prill, 2019

schedule 21:30 - 2 Prill, 2019

Situata politike në vendin tonë sipas politologut Afrim Krasniqi do të agravojë edhe me tej, deri në afrimin zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sipas tij zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen, por palët do detyrohet ë ulen në tavolinë.

“Nuk besoj se do të kemi zgjedhje lokale sepse nuk ka sens të kemi zgjedhje sepse tek e fundit pushteti vendor nuk ka shumë kompetenca dhe do të përdorët si kamikaz për luftën e ashpër politike mes palëve. Deri në zgjedhje situata do të agravohet dhe përplasja do të shkojë në nivelin më të lartë ku palët të detyrohen për të hyrë në negociata. Unë nuk kam frikë nga palët që kërkojnë pushtet unë kam frikë në momentin kur nuk funksionon shteti. Në ’97 ra shteti dhe në këtë rast ne duhet të bëjmë dallimin mes partive dhe shtetit. Unë do të dëshiroja që organet të sigurojnë shtetin të ishin funksionale”, tha Krasniqi. 

Më tej në emisionin “Provokacija” Krasniqi u shpreh se opozita morri vendim për djegur e mandatet e nxitur nga protesta e studentëve.

“Ata janë ndikuar shumë nga protesta e studentëve të Dhjetorit. Ata menduan se kjo lloj prirje kritike do bashkohet me çdo element tjetër kritik kundër pushtetit. Por nuk funksionon kështu. Edhe protesta e parë pati më shumë qytetarë se partiakë. Por qytetarët nuk vinë gjithmonë nëse ka lider partiakë dhe nëse ka parulla partiake. Kështu strategjia rezultoi e gabuar. Ne jemi në një situatë ku asnjëra palë nuk e di se sa përkrahje ka. Tani mazhoranca po bën anti-mitingje me administratë publike ndërsa nuk e di se sa përkrahës ka nga pas. Ndërsa opozita nuk ka shuar në pikën për të provuar se ku ndodhet realisht. Në këtë fazë palët janë komode dhe ende nuk ka shkuar kriza tek partitë”, tha Afrim Krasniqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!