Vala e tretë e Covid-19 ka përfshirë Afrikën ndërsa furnizimi i vaksinave mbetet në nivele të ulëta, sipas një njoftimi nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë.
“Kërcënimi i një vale të tretë në Afrikë është i vërtetë dhe në rritje. Prioriteti ynë është i qartë – vaksinimi i popullatës me sëmundje bashkëshoqëruese dhe ata që rrezikohen më shumë nga Covid-19 “, tha Dr Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën.
OBSH-ja tha 14 vende kishin shënuar rritje të rasteve dhe vetëm gjatë javës së kaluar, tetë vende kishin shënuar një rritje deri në 30% të rasteve.
Afrika ka administruar deri më tani 31 milion doza./abcnews.al