Ekspertët e shëndetësisë në Afrikën e Jugut thanë se janë të gatshëm t’i përgjigjen një valë të katërt të Covid – pasi varianti Omicron është më i transmetueshëm sesa variantet e mëparshme.
Të dhënat nga provinca Gauteng – e cila ka numrin më të lartë të rasteve me koronavirus kanë shënuar një numër më të lartë të shtrimeve në spital tek fëmijët nën moshën pesë vjeç sesa në valët e mëparshme. Gjatë javës së fundit, shtrimet në spital kanë shënuar rritje në mënyrë të vazhdueshme.
Në këtë fazë, shumica e njerëzve që kanë rezultuar pozitivë kanë raportuar simptoma të lehta.
/abcnews.al