Afrika e Jugut nuk autorizon Sputnik V: Shton rrezikun për infektim me HIV

schedule14:09 - 19 Tetor, 2021

schedule 14:09 - 19 Tetor, 2021

Autoritetet e Afrikës së Jugut për rregullimin e prodhimeve shëndetësore, thanë se përdorimi i vaksinës ruse Sputnik V, kundër Covid, mund të shtojë rrezikun e infektimit me HIV te meshkujt që vaksinohen.


Autoritetet citojnë disa studime sipas të cilave marrja e një vaksine kundër korovirusit, që përdorin vektorin Adenovirus tipi 5, si Sputnik V, mund të shkaktojnë një brishtësi të madhe të sistemit imunitar. Afrika e Jugut do të fillojë  këtë javë vaksinimin e fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç dhe vaksinimin me doza përforcuese për qytetarët me imunitet të dobët.

Rikujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i ka dhënë ende dritën jeshile për përdorim emergjent Sputnik V edhe pse po administrohet në të paktën 45 vende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!