Afrika e Jugut fton Putinin të marrë pjesë në samit, pavarësisht urdhër-arrestit

schedule09:47 - 27 Mars, 2023

schedule 09:47 - 27 Mars, 2023

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër liderit rus duke e akuzuar atë për krime lufte. Edhe pse Afrika e Jugut është anëtare e ICC-së dhe duhet të bashkëpunojë për arrestimin, autoritetet e saj nuk janë të gatshme për diçka të tillë.

Të enjten, Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut Naledi Pandor konfirmoi se vendi e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në samitin e 15-të të BRICS që do të zhvillohet në Durban më 24 gusht.

“Ne duhet të diskutojmë me kabinetin për të vendosur se si do të veprojmë,” tha Pando.

“Në raste të tjera e kam përmendur problemin e standardeve të dyfishta në çështjet globale. Ka shumë vende të tjera që janë përfshirë në luftëra, pushtime territoresh, vrasje të njerëzve dhe arrestime të aktivistëve, por asnjëri prej tyre nuk është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!