Afganistani po shkatërrohet me shpejtësi teksa trupat amerikane vijojnë të largohen

schedule14:24 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:24 - 24 Qershor, 2021

Nga Nic Robertson, CNN

Në fillim të kësaj jave, një Taliban i armatosur me një pushkë shkoi deri në hyrje të Mazar-i-Sharif, qyteti i katërt më i madh në Afganistan, dhe bëri një “selfie”. Hera e fundit që talibanët kishin pushtuar qytetin ishte rreth 20 vite më parë, kur ata mbyllën qindra persona në kontejnerë çeliku duke i lënë të vdisnin në nxehtësinë e shkretëtirës.

Tani, militantët janë rikthyer përsëri, si pjesë e një sulmi  kundër forcave të qeverisë Afgane që kanë ngritur alarmin nga Kabuli në Uashington. Një nga një, Talibanët kanë pushtuar  një sërë provincash në pjesën veriore të Afganistanit gjatë javëve të fundit, sipas një njoftimi nga zyrtarët lokale, raporton abcnews.al

Talibanët thonë se kanë marrë kontrollin e 90 rretheve në të gjithë vendin që nga mesi i majit. I dërguari special i OKB-së për Afganistanin, Deborah Lyon tha se në fakt Talibanët kishin marrë kontrollin e 50 nga 370  zonave të  vendit, por sipas tij e keqja ende nuk kishte ardhur.

“Shumica e zonave që  janë tani në kontrollin e talibanëve rrethojnë kryeqytetet provinciale, duke sugjeruar që Talibanët janë pozicionuar në këtë mënyrë për të marrë kontrollin edhe në kryeqytete sapo forcat e huaja të tërhiqen plotësisht,” tha Lyon.

Paralajmërimet e tmerrshme vijnë vetëm dy muaj pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se trupat ushtarakë të  SHBA-së dhe NATO-s do të tërhiqeshin nga Afganistani deri më 11 Shtator. Tërheqja e trupave nuk ishte një ide pozitive, por kthesa e fundit është më negative se sa pritej.

Ndërsa plani ishte përgatitur nga administrata Trump, pasojat e padukshme po bien në prehrin e Biden. Nëpërmjet një harte, është e lehtë të kuptosh atë që Lyon po bën. Një shembull i zymtë është Mazar-i-Sharif, qyteti më i madh në veri dhe një qendër e rëndësishme e energjisë në vetvete.

Talibanët kanë marrë kontrollin e provincës Faryab, në jugperëndim të Mazar; në provincën Balkh, duke e rrethuar atë në veri; dhe në provincat e Kunduz dhe Takhar në veriperëndim dhe perëndim. Militantët po rrethojnë qytetin si luanët.

 

Një komandant afgan dërgoi të hënën qindra ushtarë për të mbrojtur të gjitha hyrjet në qytete. Taktikat e Talibanëve janë krijuar për të ringjallur frikën në zemrat Afgane, për të dobësuar moralin e ushtrisë dhe në fund të fundit të shkatërrojnë fuqinë e shtetit.

Tashmë komunitetet e ndryshme etnike të vendit, nga Hazaras në Uzbekistan deri në Taxhik, kërkojnë të mbrohen nga sulmet e talibanëve.  Mohammad Noor, një ish-komandant i luftës dhe ish-guvernatori i Balkh, krahina e Mazar-i-Sharif, ka nxitur grupin e tij kryesisht Taxhik Jamiat-e-Islami – i cili luftoi  me Talibanët si pjesë e Aleancës Veriore në vitet 1990 – për të luftuar sërish.

“Unë ju bëj thirrje të gjithë komandantëve dhe ushtarëve të devotshëm të Jamiat-e-Islami në të gjithë vendin të qëndrojnë përkrah forcave afgane të sigurisë për të mbrojtur tokën  dhe njerëzit e tyre,” shkroi ai në një postim në Twitter këtë fillim të javës.

Përveç çështjeve të sigurisë, ofensiva aktuale e Talibanëve ka ekspozuar gjithashtu negociatat e paqes në vazhdim me qeverinë Afgane duke i cilësuar si mashtrime. Një negociator i qeverisë Afgane, duke folur nga Doha, Katar, tha se ofensiva e Talibanëve e kishte kapur qeverinë në befasi.

“Talibanët po veprojnë me shpejtësi, duke përkeqësuar edhe më shumë sigurinë. Ne gjendemi të papërgatitur”.

Talibanët po shfrytëzojnë frikën dhe terrorin për të rritur kontrollin e tyre në rajon. Infiltrimi i tyre në kryeqytetet provinciale vjen në një moment të vështirë për vendin tim, “tha negociatori Habiba Sarabi për CNN të mërkurën.

Gjatë viteve 1990, unë mbulova  fuqizimin e Talibanëve, nga pushtimi i Kabulit në fund të vitit 1996 deri në 11 Shtator 2001, kur mysafirët e tyre në Afganistan – grupi terrorist al Kaeda –shkatërruan Kullat Binjake.

Unë qëndrova në kryeqytet atë natë ndërsa komandantët e Aleancës Veriore ndërmorën sulme të guximshme në aeroportin e Kabulit. Ata ishin të arrestuarit e fundit kundër Talibanëve. Kjo është arsyeja pse Talibanët po fillojnë këtë ofensivë në veri, dhe jo në zemrën e tyre në jug dhe lindje. Nëse ata do të fitojnë atje, suksesi do jetë më i lehtë në jug, raporton abcnews.al

Kjo strategji e ndjekur nga talibanët është përdorur edhe si një mënyrë për të përfituar nga rrugët tregtare për fqinjët. Të hënën në mbrëmje ata sulmuan qytetin e rëndësishëm kufitar të Shir Khan Bandar, kalimi kryesor i Afganistanit në Taxhikistan.

Përpara kësaj, zyrtarët e lartë të qeverisë të Taxhikistanit  u takuan për të diskutuar në lidhje me shqetësimet për paqëndrueshmërinë në vendin fqinj. Në të kaluarën Taxhikistani ka qenë një burim jetik për furnizimet e militantëve në veri.

Tërheqja e Amerikës ka ndryshuar lojën. Talibanët janë sulmuar disa herë  gjatë viteve të fundit veçanërisht nga Kunduz në 2015. Grupi militant kurrë nuk ka qenë në gjendje të përballojë sulmet e rënda ajrore të SHBA-së dhe NATO-s duke mbështetur forcat tokësore Afgane, por tani SHBA dhe NATO po tërhiqen, kështu që mbetet kërcënimi që vjen nga fuqitë ajrore.

Dhe Talibanët e dinë shumë mirë këtë fakt, raporton abcnews.al

Videot e Talibanëve nga ofensivat e tyre të fundit kanë zbuluar se në disa raste ata po fitojnë pa qëlluar qoftë edhe një të shtënë. Nëpërmjet një videoje nga një telefon celular shihet ushtria afgane e rrethuar nga një autokolone tankesh amerikane.

Ushtarët afganë hedhin armët e tyre ndërsa një tjetër heq flamurin kombëtar nga njëri prej automjeteve. Ambasadori amerikan në OKB paralajmëroi Talibanët të martën se nuk do të njihet asnjë fitore ushtarake. Dëshira e militantëve për njohje ndërkombëtare ka qenë mantra që mbështet themelin e tërheqjes së trupave  amerikane.

Logjika amerikane ishte e thjeshtë: Talibanët nuk do të heqin dorë nga marrëveshja e tyre me SHBA-në sepse ata dëshirojnë që fitoret e tyre të njihen ndërkombëtarisht.

Ngjarjet e javës së kaluar duket se mbështesin pikërisht këtë gjë. Të premten, Presidenti Afgan Ashraf Ghani  do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ai kërkon të sigurojë trupa ushtarake dhe fuqi ajrore për t’iu kundërvënë talibanëve por Biden nuk do tua sigurojë diçka të tillë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!