Të paktën 48 studentë janë vrarë dhe 67 të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm kamikaz kundër një qendre private edukimi në Kabul. Godina, në të cilën studionin shumë të rinj të sapo diplomuar që po përgatiteshin për provimin e pranimit në universitete, gjendet në një zonë me maxhorancë Shiite në kryeqytet. Kjo zonë është vënë shpeshherë në shënjestër të ISIS.
Talebanët kanë mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Ndërkohë, tjetër masakër në lindje të Kabulit: 6 fëmijë të moshës 10 deri në 12 vjeç kanë humbur jetën për shkak të një shpërthimi. Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre sulmeve. Autoritetet vijojnë hetimet për dy rastet./abcnews.al