5 ushtarë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur, për shkak të një sulmi të armatosur në një akademi ushtarake në Afganistan. ISIS ka marrë përsipër atentatin.
Persona të armatosur kanë sulmuar selinë e akademisë ushtarake në Kabul të Afganistanit. Të gjitha rrugët përreth ndërtesës, gjatë operacionit që ka zgjatur 7 orë, u mbyllën fillimisht. Dy kamikazë kanë hedhur veten në erë në hyrje të godinës, ndërsa dy të tjerë janë vrarë brenda saj. Gjithashtu një agresor i pestë është arrestuar.
Bilanci flet për 5 ushtarë të vrarë dhe 10 të plagosur. ISIS ka marrë përsipër sulmin e armatosur në akademi. Lajmi bëhet I ditur nga media locale “1TvNeës”. Pavarësisht pretendimit të ISIS, një burim qeveritar afgan thekson që sulmi është kryer nga militant radikalë të rrjetit Haqqani, që kanë lidhje me talebanët e Emiratit Islamik të Afganistanit.
Zëdhënësi I Ministrisë së Mbrojtjes, Daëlat Ëaziri, ka sqaruar se sulmi në komando ka prekur divizionin 111a të ushtrisë. Atentati I fundit ndodhi pak ditë pas shpërthimit të një ambulance-bombë në qendër të kryeqytetit afgan që shkaktoi të paktën 103 të vdekur./abcnews.al