Afganistan, dy sulme kamikaze në xhami

schedule21:00 - 20 Tetor, 2017

schedule 21:00 - 20 Tetor, 2017

Të paktën 60 persona janë vrarë në dy sulme të ndryshme në dy xhami Shija në Afganistan gjatë lutjeve të së premtes. Lajmi bëhet I ditur nga zyrtarët e qeverisë së Kabulit. Sulmi I parë ka ndodhur në xhaminë “Imami Zaman” në kryeqytet, ku një aggressor hapi zjarr dhe hodhi veten në erë duke vrarë 40 besimtarë. Ndërsa atentati I dytë ka ndodhur në një xhami të provincës Ghor në Afganistan. Mësohet se në këtë sulm kanë humbur jetën 20 persona. Ndërkohë në të dy ngjarjet janë regjistruar edhe shumë të plagosur. Asnjë grupim terrorist nuk ka marrë përsipër sulmet, por ISIS ka sulmuar vazhdimisht xhamitë e sektit Shija në Afganistan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!