Afganistan, atentat ndaj stacionit të policisë

schedule13:30 - 7 Gusht, 2019

schedule 13:30 - 7 Gusht, 2019

Një atentator vetëvrasës u hodh në erë jashtë një stacioni policie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke plagosur të paktën 95 persona. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet afgane, ndërkohë që guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë. Përmes një deklarate për shtyp ata kanë bërë të ditur se, me anë të një auto-bombe kanë goditur një qendër rekrutimesh dhe madje pretendojnë se kanë vrarë disa ushtarë e agjentë policie. Por Ministria afgane e Shëndetësisë ka bërë me dije se shpërthimi ka lënë vetëm të plagosur, të cilët janë shpërndarë për mjekim nëpër spitalet e vendit. Në javët e fundit në Afganistan ka patur një rritje të akteve të dhunës, edhe pse talebanët dhe Shtetet e Bashkuara duken pranë një marrëveshjeje historike të paqes. Marrëveshja në fjalë do t’i mundësonte Uashingtonit tërheqjen e trupave, në këmbim të premtimit të talebanëve se Afganistani nuk do të kthehet në vatër ekstremistësh.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!