Afganët në Shqipëri dhe terroristët, eksperti i sigurisë zbulon marrëveshjen e SHBA me talebanët

schedule13:09 - 9 Shtator, 2021

schedule 13:09 - 9 Shtator, 2021

Në edicionin e lajmeve në ABC ditën e sotme është diskutuar lidhur me situatën e afganëve në Shqipëri dhe rrezikun e terrorizmit të infiltruar.

Xhavit Shala, ekspert për çështjet e sigurisë ka thënë se SHBA para se të largohej nga Afganistani ka arritur një marrëveshje me telabanët ku këta të fundit janë zotuar që nuk do të sulmojnë vendet perëndimore.

Ndërkohë për sa i përket rrezikut për terroristë të infiltruar mes afganëve në Shqipëri, Shala është shprehur se frika më e madhe është nga grupet që nuk kontrollohen nga talebanët. Sipas tij, talebanët e kanë mendjen tek pushteti dhe nuk është në interesin e tyre që të kryejnë sulme terroriste.

Xhavit Shala: “Agjencitë tona kanë qenë tepër të vëmendshme. Deri më tani nuk ka ndodhur asnjë akt. Shërbimet tona nuk haset për herë të parë me talebanët. Por këta që kanë ardhur janë shënjestra e talebanëve. Ka një marrëveshje të SHBA dhe talebanëve. Kjo marrëveshje është me garanci që nga Afganistani nuk do ketë sulme ndaj vendeve perëndimore. Më problem do jenë këto që nuk janë kontrolluar nga talebanët. Shpërthimet që u bënë se janë kundër linjës zyrtare. Është prezantuar edhe nga SHBA që kanë një marrëveshje. Ata i dalin garant që nuk do eksportojë terrorizëm. Amerika duhej të ishte larguar që në 2011. Shkoi në Afganistan për një regjim që sulmoi SHBA. Por për sa kohë talebanët u riorganizuan dhe kërkonin pushtetin. “ /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!