Pas një romance të gjatë që mori vëmendjen e mediave, modelja shqiptare Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë në vitin 2018 dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.
Së fundmi, dyshja ka vendosur ta festojnë 2-vjetorin e martesës së tyre, në vendin ku dhe kurorëzuan dashurinë në martesë. Ka qenë Afërdita, e cila ka publikuar në Insta Story pamje nga vendi ku po qëndrojnë, duke treguar se kanë pasur një motiv të veçantë pse e kanë zgjedhur këtë vend.
“Ne u martuam në këtë hotel 2 vite më parë, kështu që erdhëm të festonim përvjetorin tonë këtu”, ka shkruar modelja. /abcnews.al