Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalë

schedule07:30 - 17 Mars, 2021

schedule 07:30 - 17 Mars, 2021

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale. Afërdita ka publikuar një foto nga spitali, ku shihet së bashku me bashkëshortin duke përqafuar djalin e porsalindur.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar Afërdita krahas fotos. Të njëjtin imazh ka publikuar edhe Jakub, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”. E motra e modeles, Jehona ka reaguar e entuziazmuar me ardhjen në jetë të nipit të saj.

“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, kujtojmë që Afërdita u bë hallë pak ditë më parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ajo tregoi se bebushi u quajt Martin, një emër domethënës për familjen pasi dhe i ati i ndjerë i tyre mbante këtë emër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!