“Aferat” e ish- kongresmenit/ Kongresi do publikojë raportin për Matt Gaetz

schedule19:30 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 19:30 - 18 Dhjetor, 2024

Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve ka votuar në mënyrë të fshehtë në fillim të këtij muaji, për të publikuar raportin për ish-kongresmenin Matt Gaetz.

Sipas burimeve të CNN, raporti për të nominuarin e Trump për prokuror të përgjithshëm, i cili më pas u tërhoq, pritet të bëhet publik pas ditës së fundit të votimit të Dhomës së Përfaqësuesve këtë vit pasi ligjvënësit largohen nga Uashingtoni për pushime.

Votimi përbën një ndryshim të madh për komitetin, i cili më parë kishte votuar për të mos publikuar rezultatet e hetimit.

Vendimi për publikimin e raportit sugjeron që disa republikanë përfundimisht vendosën të mbështesin demokratët për këtë çështje dhe është e paqartë nëse komiteti do të ndryshojë edhe një herë kursin tani që ka votuar.

Kur komiteti votoi muajin e kaluar për të mos e publikuar raportin, Gaetz ishte zgjedhja e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të qenë prokuror i përgjithshëm. Që atëherë, Gaetz u tërhoq nga shqyrtimi për postin që kërkon konfirmim nga Senati.

Raporti i Komitetit të Etikës përfundon një hetim shumëvjeçar për akuzat e shumta kundër Gaetz, duke përfshirë atë për sjellje të pahijshme seksuale, përdorimin e  drogaërave të paligjshme, keqpërdoriin e të dhënave të identifikimit të shtetit, përdorimin personal të fondeve të fushatës dhe pranimin e ryshfetit.

Gaetz ka mohuar të gjitha akuzat dhe e ka karakterizuar hetimin si një gjueti shtrigash.

Ai ka thënë se nuk ka plane të kthehet në Kongres vitin e ardhshëm, pasi dha dorëheqjen kur Trump e nominoi. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!