Biznesmeni Fatmir Bektashi ka përfunduar deklarimet në SPAK pas 2 orë e 30 minuta, i cili u shoqërua nga avokatia mbrojtëse.
Ortaku i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme brenda pak ditësh, pasi me 6 Nëntor dëshmoi sërish lidhur me çështjen e Partizanit.
Ai është marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me aferën për ish kompleksin Partizani.
Bektashi e ka detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori në datën 20 Nëntor, sikundër ish kryeministri Sali Berisha. Më 23 tetor, GJKKO caktoi “detyrim paraqitje” për biznesmenin./abcnews.al