Afera me rusët, pendohet McGonigal/ Ish-zyrtari i FBI-së në New York u deklarua fajtor

schedule23:37 - 15 Gusht, 2023

schedule 23:37 - 15 Gusht, 2023

“Jam thellësisht i penduar”. Kështu raportohet të ketë thënë Ish-kreu i kundërzbulimit e FBI-së në New York, Charles McGonigal para trupit gjykues, teksa pranoi akuzat që kishte i implikuar në një afer korrupsioni.

Cështja lidhet  për një akuzë të komplotit me një oligark rus të sanksionuar në vitin 2021.Konkretisht Mcgonigal ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska.

“E dija që ishte e gabuar,” tha McGonigal para togave të zeza.

McGonigal i tha gjykatësit se pranoi mbi 17,000 dollarë për të ndihmuar Deripaskën të mblidhte informacione për një tjetër oligark rus, i cili ishte një konkurrent biznesi. Deripaska ka qenë nën sanksionet e SHBA që nga viti 2018 për arsye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia.

McGonigal tani mund të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh për një akuzë që ai u deklarua fajtor.

Ish-zyrtari u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar në janar dhe u akuzua në dy aktakuza të veçanta në Neë York dhe uashington: se kishte punuar me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska dhe për fshehjen e mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, së fundmi i tregoi një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!