“Afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra”, PD padit në SPAK Gjiknurin

schedule14:30 - 5 Mars, 2022

schedule 14:30 - 5 Mars, 2022

Partia Demokratike këtë të shtunë në kuadër të  aferës korruptive të inceneratorëve ka paditur në SPAK, ish-ministrin Damian Gjiknurin.

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja përmes një deklarate për mediat tha se ka prova që Gjiknuri është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, e keqja nuk përfundon me abuzimin e 430 milionë eurove, pasi sipas tij ajo thellohet edhe më shumë duke shtuar se inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të jenë gropa thithëse për buxhetin e shtetit.

Deklarata e plotë:

Fillimisht për të qartësuar sa më mirë ju dhe publikun për skemën korruptive të inceneratorëve.

Gjithçka është një qark i mbyllur dhe afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra, të cilët, nën mbështetjen e plotë të institucioneve qeveritare, kane kontrolluar dhe kontrollojnë të gjithë procesin multi-milionësh të incenerimit të mbetjeve në Shqipëri.

Te gjithe jemi ne dijeni qe Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 2014-2017, ka nënshkruar tre kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, për të cilat shteti pritet të paguajë, në mënyrë periodike nga fillimi i koncensioneve më shumë se 430 milionë euro në vitet e ardhshme per kompanitë koncensionare, sqaroj se rreth 90 milion euro tashme jane paguar nga shteti. Një pjesë e kësaj pagese është paguar  nga qeveria shqiptare, përkatësisht për inceneratorin e Elbasanit që ka marrë nga buxheti i shtetit 24.7 mln euro dhe inceneratorin e Fierit me vlerë 30.6 mln euro. Ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës deri më tani janë paguar 35 mln euro nga buxheti i shtetit përmes Bashkisë Tiranë.

Opinioni publik duhet te dije qe e keqja nuk perfundon me abuzimin apo  me pagimin e 430 milion eurove, e keqja me e madhe  do te vazhdoje te thellohet me shume pasi per inceneratorin e Elbasanit dhe te Fierit edhe pse jane paguar miliona euro tashme qytetaret duhet te fillojne te paguajne shume me shume per te mbajtur ne kembe kompanite e reja SHA te bashkive , ku per elbasanin tashme eshte krijuar dhe per fierin pritet te krijohet.
Keto kompani do jene gropa thithese te buxhetit te bashkive dhe buxhetit te shtetit, pasi keto ndermarrje nuk jane rentabel.

Siç është vërtetuar tanimë nga provat dhe nga paditë që kemi dërguar ne si PD në SPAK, procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore. Nje  nder ministrat pergjegjes eshte edhe z.Gjiknuri ku në përgjigjen që I dha ish ministrit të arrestuar Koka, per kete  procedure, ka dhënë jo vetëm dakordësinë e tij por edhe ka shprehur se kjo procedurë është korrekte.

Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit.

Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abusive dhe e paligjshme.

Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjitikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një project vendim që i jepte kompanisë koncensionare  një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, nderkohe punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat.

Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro.

Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 .

Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, manaxhuar dhe mbikqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministry Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Faktet tregojnë se kontrata e kompanive të inceneratorëve kanë nga një sueprvizor që është përzgjedhur nëmënyrë jo ligjore dhe që I është imponuar padrejtësisht nga koncesionari. Një shkelje e tillë evidentohet dhe nga Kontrolli I Lartë I Shtetit në raportin e tij specific për Inceneratorin e Fierit.

z.Gjiknuri është gjithashtu po aq përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës. Si autoritet kontraktor ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi I kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjtihashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Për z Gjiknurin, inceneratorët do të krijonin energji nga përpunimi i mbetjeve dhe kjo do të sillte vlera pozitive në ekonominë e vendit. Fakti eshte qe sot edhe pse kompanite kane marret te gjitha parate nga buxheti i shtetit asnjeri nga inceneratoret nuk prodhon energji sic parashikohet ne kontrate. Po per kete a duhet te mbaj njeri pergjgjesi?
Si ka mundesi qe te gjithe deshmitaret qe deshmuan ne komision e largonin topin nga vetja, te gjithe e krosonin tek ish ministri i mjedisit qe sot gjendet i arrestuar, ?
Ne fakt zinxhiri i perfshire ne keto procedura duhet te mbaje pergjgjesi: qe nga  ish kryetaret e bashkive qe kane inicuar keto procedura, nga komisionet respektive, drejtorat e pergjithsem te perfshire, sekretaret e ministrive , ministrat , sekretari e pegjithsem i kryeminsistrise dhe kryeministri…
Pasi nese nuk mbajne pergjegjesi keta njerez nga nga specialisti deri te kryeministri perse duhet te firmosin, perse i marrin rrogat keta njerez? , shqiptaret duhet te kuptojne qe nese nuk firmosnin ministrat apo kryeministri keto koncensione nuk do te zbatoheshin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!