Afera e “grurit”, LDK kërkon dorëheqjen e ministres së Albin Kurtit

schedule13:28 - 18 Gusht, 2023

schedule 13:28 - 18 Gusht, 2023

Lidhja Demokratikë e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas skandalit me rezervat shtetërore.

Përmes një konferencë për media, LDK-ja thotë se ky rast nuk është vetëm një rast korruptiv, por e gjitha kjo tregon se ekzitojnë lidhje të forta ndërmjet rrjeteve kriminale me kupolën më të lartë politike në Kosvovë.

“Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për të qeverisë, por nga ana e tjetër ka treguar zell për kapjen e shteti dhe shtrirjen  e aktivitetit kriminal në të gjitha nivelet. Afera milionëshe me rezervat shtetërore që sot është tema kryesore e ditës. Të gjitha faktet e publikuara deri tani na japin shenjat që ky nuk vetëm një rast korruptiv, gjitha elementët na çojnë në një rrjet i mirë i organizuar i krimit, i cili ka  aprovimin e niveleve më të larta politike. Dorëheqja për ministren nuk mjafton. Ajo duhet ë largohet nga ai vend dhe të japë llogari para organeve të rendit”, tha përfaqësuesi i LDK-së.

Në këtë audio-përgjim, të publikuar ditë më parë, dëgjohen biseda për pagesa për 9 tonë grurë që duhet të hynin në Kosovë për rezervat e shtetit, por në fakt nuk kanë ardhur kurrë.

Prokuroria Speciale thotë se për këtë rast,  krahas biznesmenit Ridvan Muharremi, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht; drejtori iDivizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara si dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!