I njohur dhe i vlerësuar në artin figurativ, piktori Hasan Nallbani ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.
Ai ka treguar se si është jeta mes ngjyrave, plot emocione dhe shumë ngacmuese. Ndonëse në moshën 88-vjeçe, Nallbani ka zbuluar se sekireti që i jep energji dhe jetë për të vazhduar është arti, konkretisht piktura.
“Është shumë emocionale, shumë ngacmuese, saqë kur nuk e ke mundësinë fizike, ty të rri mendja të shkosh të bësh diçka, të prekësh diçka. Është një dëshirë e lindur thellë, qysh në vogëli dhe në vazhdim. Është garancia që siguron suksesin, prodhimtaria. Se shumë artistë, shumë piktorë e nisin këtë punë, por e lënë, nuk e vazhdojnë. Në shkollë, në lice artistik, unë kam pasur shumë studentë, bashkë shokë të mi që punonim bashkë, ku janë?
Sekreti është arti, është piktura. Ajo është ngacmimi i madh që të jep dhe energji, të jep dhe jetë dhe arsye për të vazhduar“, u shpreh ai./abcnews.al