AfD paralajmëron referendum për daljen e Gjermanisë nga BE

schedule15:45 - 22 Janar, 2024

schedule 15:45 - 22 Janar, 2024

Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD planifikon të organizojë një referendum për daljen e vendit nga BE nëse vjen në pushtet, tha në një intervistë të publikuar sot nënpresidentja e partisë Alice Weidel.

“Nëse reforma nuk është e mundur, nëse dështojmë të rindërtojmë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i lëmë njerëzit të vendosin, siç bënë në Britaninë e Madhe”, tha Weidel për Financial Times.

Ajo tha se mund të organizojnë një referendum për Dexit dhe daljen e Gjermanisë nga BE, dhe se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja pas referendumit të vitit 2016 është model për Gjermaninë.

E djathta ekstreme gjermane, sipas sondazheve, është në vendin e dytë në nivel kombëtar, me mbështetje prej rreth 22 për qind, përpara partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz dhe menjëherë pas konservatorëve.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2025 dhe partia do të prezantojë për herë të parë kandidatin e saj për kancelar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!