Ndërsa 30 Qershori po afron, datë kur skadon edhe afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i i këtij komisioni, Damian Gjiknuri ka thirrur nesër pasdite mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Burime për Abc News bëjnë me dije se në këtë mbledhje Gjiknuri ka kërkuar nga grupi negociator, të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për çdo çështje të të mbetur pezull më synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.
Ndër të tjetra në kërkesën e tij Gjiknuri ka bërë me dije se do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit.
Ndërkohë mbledhja e thirrur nga Gjiknuri, pritet që të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00./abcnews.al